Ardian Kozniku akuzon FFK-n

Një ndër futbollistët më të mirë shqiptar, Ardian Kozniku ka shprehur pakënaqësitë e tij në lidhje me zhvillimet e fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Djali i Fadil Vokrri, Gramozi nuk ka pranuar të nënshkruaj kontratën për të qenë “Drejtor për marrëdhënje me jashtë” post të cilin i’a kishte ofruar presidenti Agim Ademi.

Më pas Gramozi ka akuzuar zyrtarët e FFK-së për keqpërdorime. Kozniku që tani punon si trajner në Kroaci, ka thënë se kjo çfarë po ndodhë në Federatë, nuk është aspak në rregull.

“Unë gjithmonë kam qenë, jam dhe do të jem në dispozicion për t’i ndihmuar Kosovës. Por gjithmonë në fushë, jo si kryetar i FFK-së. Kam mundur të kandidoj më herët për këtë post por nuk kam dashur. Aty punojnë disa njerëz që dikur mi kanë mbledhur topat e tash, por kam pasur edhe trajnerë. Tash kanë harruar figura sportive si Ardian Kozniku e Kujtim Shala” deklaroi Kozniku për Indeksonline.

51 vjeçari aktualisht është i angazhuar me punën e trajnerit në Kroaci.

Në vitin 1998 ai kishte fituar medaljen e bronztë me Kroacinë, në kampionatin botëror në Francë.