Ardian Ismajli rrëfehet për kalimin nga Kosova tek Shqipëria

Kapiteni i Kosovës U21, Ardian Ismajli, u bë lajm i listës së djeshje të zbuluar nga trajneri i Shqipërisë, Cristian Panucci.

Ai la Kosovën A, tek e cila ishte grumbulluar dy herë, madje kishte luajtur në miqësoren e fituar 3:0, pikerisht ndaj Shqipërisë.
”Menjëherë pas ftesës së Panuccit, unë vendosa të luajë për Shqipërinë në vazhdim, por nuk doja t’i lija miqtë të Kosovës U-21 derisa të mbaronin eliminatoret”. Unë isha kapiteni dhe lojtari më i mirë. Andaj nuk do të ishte në rregull që të largohesha atëherë, por pas përfundimit të këtij cikli, unë e pranova ftesën e Shqipërisë”.
”Ne jemi një komb. Unë shpresoj që së shpejti të bëhemi një Kombëtare, por të dyja tani janë më ndryshe. Shqipëria është më e mirë dhe më ofron më shumë mundësi të zhvillimit”.
”Pas gjithë atyre ndeshjeve me Kosovën U-21, prinërit më mbështetën t’i bashkohem Shqipërisë. Disa njerëz e gazetarë më kanë kritikuar për vendimin tim duke më thënë se s’do të kem vend te Shqipëria, por jam i sigurtë në vete”.
”Do ta shohim se çfarë janë planet e Panuccit dhe nëse do të mund të luaj ndaj Skocisë në ndeshjen e radhës të Ligës së Kombeve”, tha Ismajli në mes të tjerash, raporton IndeksOnline.