Ardhja e Antonio Toma në Kosovë bën jehonë edhe në shtypin italian

Java e tretë bëri që skuadra e Vushtrrisë t’i ndaj rrugët me trajnerin e tyre, Bekim Shotani.

Tashmë skuadra vushtrrias është bërë me trajner të ri nga Italia, shkruan Gazeta Olle.

Antionio Toma është emri i ri i kësaj skuadre, emëruar në postin e të parit të klubit.

E ardhja e Tomas në Kosovë ka bërë jehonë edhe në shtypin italian.

Gazeta lokale sportive “Lecce Sport” i ka kushtuar një artikull Antonio Tomas, i cili më parë ishte edhe ndihmës i trajnerit tashmë të njohur botëror, Antonio Conte.