Arda Turan – Kosova, Fatih Terim në presion të madh (FOTO)

Ish Presidenti i Galatasarayt, Abdurrahim Albayrak, i ka bërë thirrje Fatih Terimit ta ftojë Arda Turanin në ndeshjen me Kosovën.

Fatih Terim ka prishur marrëdhëniet me yllin e Barcelonës, dhe për këtë arsye nuk po e fton, por rezultatet e fundit kanë treguar se ai ka gabuar.

“Mësuesi Fatih Terim, të kam dashur dhe kemi kaluar kohëra të mira. Si qenie njerëzojë të preferoj të thërrasësh Arda Turanin”, ka deklaruar Albayrak, shkruan “Star.com.tr”, raporton Gazeta Olle.

Turqi – Kosovë luhet më 12 nëntor. Turqia ka dy pikë në grupin I, një më shumë se sa Kosova. /Olle

arda