Arbnor Morina iu përgjigjet kështu akuzave të Tovërlanit

Trajneri i Trepçës ’89, Afrim Tovërlani, akuzoi rëndë skuadrën e Besës, pas fitores së sotme 2:1, rezultat ky që e dërgoi skuadrën mitrovicase në finalen e DigitALb Kupës.

Ai tha se lojtarët e Besës në të dyja takimet, si në Pejë si në Mitrovicë, iu është dashur të porosisin nga një dormeo, për shkak të zhagitjes dhe shtrirjes në fushë gjatë ndeshjes.

Homologu i tij tek Besa, Arbnor Morina thotë se u pa gjatë kamponatit se ku mbeten ata që folën shumë.

“Ajo çfarë ka thënë i shërben gjithkujt në ndërgjegjën e vete. U pa gjatë gjithë kampionatit se kush ka fol, pse ka fol, dhe çfarë  ka fol. Ne e kemi luajtur lojën tonë, të hapur, dhe e kemi ditur qysh herët se si do të mund t ëishte sot referimi, sot pra u pa krejt”, tha Morina për GazetaOlle.com.

Ai ka dyshime në disa raste raste.

“I kemi ne dyshimet tona sa i përket kartonëve, faulave për ne dhe për ata. Ne kemi luajtur futboll më shumë se të gjithë ata aty që kanë qenë, dhe për këtë do të reagojë dikush tjetër”, shtoi ai.

Sa i përket lojës ai lavdëroi lojtarët e tij. “Lojtarët e mij edhe këtë herë treguan se a luajnë vendas a jashtë, ata luajnë hapur. Në pjesën e dytë e kemi pasur lojën në dorë. Ofsajdi le të mbetet në ndërgjegjën e tjetër kujt. Tash u kry dhe për neve si klub, lojtarët janë ata që po irritohen në referim. Në media u fol që Besës po i ndihmojnë gjyqtarët prej federatës, ministrisë, qeverisë, dhe mbeti vetëm departamenti i shtetit pa na ndihmuar”.

Besa të dielën zhvillon takimin e fundit në kampionat me Vëllaznimin në Gjakovë, derisa mendjen do ta ketë në sfidën Feronikeli – Prishtina. (Gazeta Olle)