Arbnor Morina flet për gjendjen e skuadrës, përforcimet dhe të rejat në klub

Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina ka folur për përgatitjet e skuadrës duke thënë se gjithçka është duke ecur sipas planit.

Ai thotë se nuk do të ketë përforcime të reja, ndërsa presin që në ditët në vijim të lidhin marrëveshje me një klub të njohur për të bërë shkëmbim lojtarësh.

“Deri më tani krejt është në rregull. Ngarkesat në këtë fazë po i përballojnë mirë”.

“Lojtaret që i kemi afruar, mendojmë se do t’i shërbejnë ekipit sepse duhet t’i zëvendësojnë ata të lënduarit”.

arbnor morina

“Nuk mendoj se do të marrim edhe ndonjë lojtarë, sepse presim të bëjmë një bashkëpunim me një klub të madh dhe mund të ketë shkëmbim të lojtarëve”, ka thënë Morina për GazetaOlle.com.

Gjilani e ka mbyllu stinorin vjeshtor në vendin e tetë me 26 pikë, tetë pikë më pak se lideri Llapi. /Gazeta Olle/

arbnor morina