Arbëreshi që dënoi shqiptarët, me deklaratë të papritur për Shqipërinë

Antonio Candreva thotë se Italisë i duhej patjetër fitorja dhe u shpreh i lumtur që ia doli.

Kombëtarja shqiptare e ka mbyllur me humbje takimin me Italinë, të fundit kualifikues për Rusi 2018.

Kuqezinjtë u mposhtën në Loro Boriqi të Shkodrës 1:0 nga Italia.

Ishte Candreva që shënoi në minutën 76 golin e tri pikëve.

Shqipëria luajti mirë duke krijuar disa raste në të dy pjesët, por fati nuk ishte në anën e tyre.

Hysaj

Në këtë moment, sipas lojtari që ka origjinë arbëreshe, për Italinë kishte rëndësi vetëm rezultati.

“Duhet ta fitonim patjetër këtë ndeshje dhe ia arritëm”.

“Vinim pas dy rezultateve jo të mira me Spanjën dhe Maqedoninë, ku me të drejtë jemi kritikuar për shkak të lojërave jo të mirë”.

“Gjithsesi, sot me apo pa lojë të bukur, duhet të merrnim tri pikë në këtë takim. Shqipëria më befasoi, i uroj suksese”, deklaroi Candreva.

candreva