Arbër Zeneli shënon për Heerenveeenin (VIDEO)

Mesfushori-sulmues nga Kosova, Arbër Zeneli, ka realizuar gol në elitën e futbollit holandez, në fanellën e Heerenveeenit.

Zeneli debutoi javën e kaluar kurse sonte shënoi një gol në fitoren 3:1 ndaj Wilhem 2. Zeneli e realizoi golin e parë në ndeshje për Heerenveenin në minutën e 71-të.

Futbollisti nga Kosova në këtë afat kalimtar kaloi nga Elfsborgu në Suedi te Heerenveeni, transmeton Gazetaolle.com.

Zeneli luajti për 90-minuta në humbjen që skuadra e tij e pësoi nga Zëolle në fushën e kësaj të fundit me shifrat 5:2.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të javës së 19-të në elitën e futbollit holandez.

Zeneli është 20-vjeçar derisa aktivizohet edhe me Kombëtaren e Suedisë U-21. /Olle

http://www.dailymotion.com/video/x3o23nu_arber-zeneli-goal-hd-heerenveen-1-1-willem-ii-23-01-2016_sport