Arbër Zeneli jep lajmin e madh për Kosovën lidhur me rikthimin e tij

Ylli kosovar Arbër Zeneli ka zbuluar kohën se kur do të jetë gati për t’u kthyer sërish në fushë.

Futbollisti i Reims pësoi lëndim të rëndë kundër Malit të Zi në qershor dhe që nga atëherë nuk ka luajtur asnjë minutë.

Zeneli, i pranishëm në ‘Fadil Vokrri’ për ndeshjen ndaj Anglisë, në një intervistë për SuperSport ka thënë se do të kthehet pas dy muajve.

”Nuk e di. Ekipi më ka thënë që do të jem plotësisht i gatshëm pas dy muajve”, tha shkurt ai.

Zeneli tha tjetër se në mars pritet të bëjë rikthimin e madh nëse e gjitha shkon sipas planit.