Arbër Zeneli bëhet sebep që talenti i Realit, Odegaard, të transferohet në Heerenveen

Talenti i Real Madridit, Martin Odegaard është huazuar në Heerenveen të Holandës, tek skuadra e mesfushorit të Kosovës, Arbër Zeneli.

Drejtuesit e klubit holandez kanë bërë të ditur arsyet e transferimit të talentit norvegjez, derisa përmendet në këtë edhe Zeneli.

“Nëse kemi interesime konkrete për Arbër Zenelin, Sam Larssonin dhe Jeremiah St.Juste, ne duhet të jemi të përgatitur. Për këtë arsye kemi pasuruar listën me Odegaardin”, ka thënë menaxheri i Herenveenit, Garry Hamstra për “soccernews.nl”, raporton “GazetaOlle.com”.

Zeneli u transferua në Holandë nga Elfsborgu në janarin e vitit të kaluar.

martin-odegaard-real-madrid-castilla_3290468