Arben Zhjeqi kthehet te Trepça

Kështu pas emrave të shumtë që duan të ndihmojnë Trepçën që të rikthehet në Superligë siç janë Shpëtim Fetahu, Emin Baliqi, Enis Manxholli, Sadri Ademi, Fetah Ibrahimi, Blerim Berisha e Florent Sejdiu, prej sot radhëve të skuadrës së Trepçës sipas njoftimit të Avni Haxhiut njeriut përgjegjës për riorganizimin e skuadrës iu bashkua edhe qendërmbrojtësi Arben Zhjeqi.

 “Sot patëm takim me ish-futbollistin tonë Arben Zhjeqi i cili ka kuptuar situatën në të cilën ndodhemi dhe dëshiron të kontribuoj në skuadër, në mënyrë që sa më parë të rikthehemi atje ku e kemi vendin”, tha Avni Haxhiu, për mitrovicapress.com.

Zhjeqi pas arritjes së marrëceshjes tha: “Nuk harroj mikpritjen sikurse edhe kohën e gjatë që kam luajtur në Mitrovicë. Nuk mund të shoh një skuadër të madhe siç është Trepça të jetë në Ligën e Parë e jo ndër ekipet e Superligës, andaj dua që bashkë me kolegët tjerë të përgatitemi mirë dhe të kontribuojmë në rikthimin e skuadrës sonë në elitë”.

Nga Haxhiu mësojmë se skuadra ka marr pëlqimin për vazhdimin e qëndrimit në skuadër të futbollistëve Kujtim Kutllovci,  Bujar Rama, Liridon Voca dhe Lavdim Balia, ndërkohë që pitet të vijnë edhe emra të tjerë në skuadër.