Arb Manaj: Të ardhmes nuk i dihet, ndaj Ballkanit për fitore

Arb Manaj ka shkëlqyer këtë edicion në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Sulmuesi i ri i talentuar, ka shënuar shtatë gola në 17-të xhiro, duke qenë golashënuesi i tretë në edicionin vjeshtor në elitën e futbollit kosovar.

Për Gazeta Olle, Manaj sot ka folur për edicionin vjeshtor, ndeshjen e Kupës si dhe për afatin kalimtar të janarit.

Stinori vjeshtor? “Ka qenë një formë e mirë në aspektin personal, jam i kënaqur me atë që tregova këtë edicion edhe pse në ndeshjen si vendas ndaj Ballkanit kam pësuar një lëndim në hundë, frakturë, dhe më është dashur të luajë me maskë ndeshjet pasuese”.

Ndeshja e Kupës ndaj Ballkanit? “Një short mjaft i vështirë duke e ditur që po luajmë kundër kampionit vjeshtor, por ne do të bëmë maksimumin që të dalim me fitore nga ky takim”.

Afati kalimtar i janarit? “Kam oferta si nga Kosova por edhe nga jashtë vendi, unë kam kontratë me Trepçën 89 dhe duhet respektuar, por të ardhmes asnjëherë nuk i dihet”, tha 21 vjeçari.

Fotografia e KF Trepça '89 FC

Trepça 89, e ka mbyllur edicionin vjeshtor në pozitën e 8-të në tabelë me 23 pikë.

Vetëm katër pikë më pak ka Flamurtari, në pozitën që dërgon drejt Ligës së Parë./Gazeta Olle

Fotografia e Arb Manaj