Ramiz Sadiku përmirëson kushtet, ja klasa e analizave dhe mësimit teorik

KF Ramiz Sadiku, skuadra nga lagjja e spitalit në Prishtinë, është një nga skuadrat me shkollën e futbollit më të mirë në vend.

Nga kjo skuadër tashmë kanë dalë shumë futbollistë të njohur, përfshirë edhe Visar Bekajn dhe Blendi Baftiu të cilët u aktivizuan në miqësoren që Kosova dje e kishte ndaj Suedisë, shkruan Gazeta Olle.

E Ramiz Sadiku çdo ditë e më shumë po investon në krijimin e kushteve sa më të mira për futbollistët e rinjë.

Kjo skuadër bën të ditur se synon pasimin e shumë talenteve jashtë vendi.

Së fundi, me anë të një postimi në Facebook, Ramiz Sadiku tregon klasën për mbajtjen e mësimit teorik dhe analizave të statistikave të ndryshme.

KF RAMIZ SADIKU çdo ditë po investon në krijimin e kushteve sa më të mira në drejtim të formimit dhe zhvillimit të…

Gepostet von KF Ramiz Sadiku am Montag, 13. Januar 2020