Rahoveci assesi të fitojë në ndeshje ndërkombëtare, humb edhe nga skuadra bullgare

KB Rahoveci asesi ta bëjë fitoren e parë në garat ndërkombëtare.

Tashmë kjo skuadër ka pësuar edhe humbjen e tretë me radhë në kuadër të xhiros së 3-të në Ligën Ballkanike, shkruan Gazeta Olle.

Sot “Vreshtarët” humbën me rezultatin e lartë 95:78 në udhëtim te skuadra bullgare, Academic Bultex 99.

Më parë Rahoveci ka pësuar edhe nga Ibar dhe Peja.