Anzhi Makhachkala e transferon futbollistin shqiptar (FOTO)

Sulmuesi Edgar Çani është lojtar i lirë dhe tashmë pritet të mësohet se ku do të luajë sulmuesi i Kombëtares, që sezonin e fundit ishte pjesës e Pizës në Serinë B.

Kontrata me skuadrën italiane ka përfunduar dhe në drejtim të sulmuesit ka disa oferta të rëndësishme, e fundit nga Rusia, ku e kërkon skuadra e Anzhit sikurse shkruan gazeta “Panorama Sport”.

Bëhet fjalë për një ofertë shumë të mirë, që mund të shkojë në rreth 400 mijë euro në sezon, teksa tanimë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë.

canii cani Edgar-Cani-Catania