Nwabueze tregon nëse ka probleme me zemër

Ish sulmuesi i Dritës, Kyrian Nwabueze gjatë ditës së djeshme ka qenë tema kryesore  e mediave shqiptare pas publikimit të lajmit se ka probleme me zemër.

Vetë futbollisti ka sqaruar situatën në emisionin “Proçesi sportiv”, përcjellë Gazeta Olle.

“Golashënuesi në sezonin e shkuar ishte 13 gola, ndërsa unë 11 gola deri tani. Nuk është e vërtet që Tirana ka qenë e interesuar për mua. Kukësi po, por asgjë konkrete”.

“E kam vënë re që flitet se kam probleme me zemrën. Ju e shihni se çfarë po bëj unë. Unë po bëj gola, si mund ta bënte një lojtar me probleme me zemrën? Nuk mund të them që jam moskokëçarës, se këto më kanë shoqëruar gjithmonë. Më thërrasin te Laçi “Kiri” se nuk ma shqipërojnë dot emrin e saktë. Do të më pëlqente të kisha një fanellë të Henry apo Drogba”, ka thënë futbollisti nigerian me pasaportë të Amerikës.

Ndryshe, Nwabueze po shkëlqen në fanellën e Laçit në Shqipëri, ku aktualisht është top-shënuesi i kësaj lige.