Anulohet miqësorja e Shqipërisë, mësohet arsyeja

Ndeshja miqësore e planifikuar më 27 mars mes San Marinos dhe Shqipërisë është anuluar tashmë.

Arsyeja e anulimit është situata emergjente nga përhapja e koronavirusit në Itali, shtet i cili ndodhet në karantinë të rreptë, sidomos në pjesën veriore, shkruan Zëri.info.

Virusi kinez tashmë ka zbarkuar edhe në Shqipëri, ku janë mbyllur dyert e stadiumeve deri më 3 prill.

Si pasojë e kësaj, dy miqësoret e skuadrës së Edi Rejës janë anuluar.

Stafi italian i Kombëtares shqiptare është mjaft i kufiziuar në lëvizje për shkak të përhapjes së virusit kinez, teksa në probleme të mëdha po gjenden edhe futbollistët shqiptarë që luajnë në Itali.

Tash për tash, miqësorja San Marino – Shqipëri është anuluar, derisa vendim të tillë pritet të marrë edhe miqësorja mes Shqipërisë dhe Sllovenisë, e paraparë të luhet më 31 mars.