Anthony Joshua tregon aftësitë në futboll gjatë një sfide me Fabio Cannavaron

Kampioni i botës për peshat e rënda, Anthony Joshua është tallur duke thënë se duhet të inkuadrohet edhe në futboll.

Së fundmi, boksieri britanik ka shpërndarë një video ku shihet në një sfidë duke i goditur traversat e portave, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Joshua i tregoi aftësitë e tij me këmbën e majtë.

28-vjeçari u sfida në këtë garë nga ish-anëtari i Real Madridit, Fabio Cannavaro.

DPBpb9gW4AAQY1d

”Sfida e goditjes së portës. Unë duhej të inkuadrohesha në futboll. Boksi ka të përfshirë shumë idiotë”, shkroi Joshua në rrjetet sociale.

Ai më pas e publikoi një foto me Cannavaron, i cili ishte kapiten i Italisë në Kupën e Botës në vitin 2006.

”Mirë që të jem me Fabio Cannavaron në këtë mbrëmje futbolli”, shkroi Joshua në këtë fotografi.

Për ta parë këtë sfidë të Joshuas, klikoni këtu. /Gazeta Olle/

download