Anthony Joshua e humbi meçin, por shikoni sa para fitoi

Anthony Joshua ka pësuar humbjen e tij të parë në karrierën e boksit profesionist.

Boksieri britanik u ndesh për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u nokautua në raundin e shtatë nga Andy Ruiz.

Përkundër humbjes, pasuria e Joshuas është rritur edhe më shumë. Vetëm pjesëmarrja e tij në Madison Square Garden ka bërë që Joshua të fitojë 22,5 milionë euro.

Joshua këto para i ka fituar falë marrëveshjeve me kompanitë televizive si DAZN dhe Sky Sports. Por kjo shumë mund të rritet edhe më shumë, pasi të zyrtarizohen të gjitha të ardhurat nga meçi.

Kujtojmë që për Joshuan kjo ishte humbja e parë në karrierë pasi ka fituar 22 ndeshje ku në 21 prej tyre me nokaut. Pasi AJ vendosi titujt e tij në këtë duel në lojë për këtë duel, natyrisht që atij i takojnë pjesa më e madhe e fitimeve, të cilat përcaktohen në përqindje para meçit.

Nga e gjitha kjo nuk doli keq as Ruiz, i cili fitoi rreth gjashtë milionë euro, por normalisht për atë i rëndësishëm është dueli i radhës, ku me siguri do të dyfishojë fitimet.