Ansu Fati shkruan historinë, bëhet lojtari më i ri që shënon me fanellën e Barcës – i treti në La Liga

Ansu Fati është lojtari që po merr vëmendjen e audiencës sportive me golin e shënuar së fundmi kundër Osasuna.

Në ndeshjen që po luhet ndërmjet Osasuna dhe Barcelona, të cilën katalanët po e udhëheqin me rezultatin 1:2, në listën e realizatorëve është regjistruar Fati, shkruan botasot.

Fati është një 16 vjeçar i cili vije nga akademia e Barcelonës dhe ka filluar të lë gjurmët e tij menjëherë.

Ai sot realizoi golin e parë me fanellën e Barcës, duke u bërë kështu lojtari më i ri në histori të skuadrës që shënon në La Liga (16 vjeç dhe 304 ditë).

Gjithashtu, ai është lojtari i tretë më i ri në histori të La Liga që gjen rrugën e golit, pas Fabrice Olinga dhe Iker Muniain.