Ansi Agolli i jep lamtumirën Qarabagut

Pas nëntë vitesh në Azerbajxhan, me të njëjtën skuadër, Qarabag Agdam, Ansi Agolli, ish-kapiteni i Shqipërisë, do të nisë një aventurë të re, këtë herë përtej Oqeanit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë destinacioni i radhës për mbrojtësin 36-vjeçar. Sipas asaj që njofton portali Sportal.az, mbrojtësi i krahut do të kryejë vizitat mjekësore me skuadrën e kategorisë së dytë, New York Cosmos, për të hedhur firmën mbi kontratë më pas.

Ditën e shtunë, për shqiptarin do të jetë ndeshja e fundit me Qarabag. Agolli do të zbresë në fushë në përballjen ndaj Sabail.

Pikërisht për këtë arsye, klubi azer i ka kushtuare dhe një video-dokumentar, ku kalojnë të gjitha momentet e gëzuara të Agollit me klubin e Qarab, një shtëpi e dytë, duke qenë se u transferua në Azerbajxhan në vitin 2010, raporton Telesport. Mbrojtësi e ka fituar pesë herë titullin kampion, gjithashtu ka ngritur tre herë edhe Superkupën e Azerbajxhanit.

Veç kësaj,një tjetër arritje për të është të luajë në grupet e Champions League dhe në të gjithë këto vite ka zhvilluar 69 ndeshje vetëm në Kupat e Europës.

Agolli është përballur me Interin dhe Chelsean, një tjetër prestigj. Për tifozerinë e Qarabag, mbrojtësi shqiptar është më shumë se një kapiten dhe lider, një personazh i rëndësishëm që ka shkruar një pjesë të historisë së klubit. /GazetaOlle/