Ankohet Vushtrria: “Vula na dëmtoi për dy penallti”

Vushtrria ka barazuar 0:0 me Flamurtarin në derbin e javës 19 të Ligës së Parë, të zhvilluar në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrria.

Rreth 3 mijë shikues të mbledhur nuk panë asnjë gol, dhe për këtë barazim, Vushtrria ka akuzuar gjyqtarin e Vala Superligës, Kreshnik Vulën.

“Të vetëdishem për rëndësinë e takimit kundër KF Flamurtarit, Klubi I Futbollit Kosova Vushtrri kishte marrë të gjitha masat e nevojshme që ndeshja të kaloj pa asnjë incident. Me kërkesë nga kryesia e klubit kemi kërkuar që ndarjen e drejtësisë ta drejtojn referët nga superliga e Kosovës vetëm e vetëm që gjithqkah të shkonte si I ka hije një ndeshje futbolli. Mirpo përkundër angazhimit tone doli të ishte gjithqkah e kot pasi që referi kryesorë Kreshnik Vula nuk ishte në nivelin e detyrës apo thjesht të quajm ishte skandaloz duke na dëmtuar me dy penalti të pastërta të cilat mund të vërtetohen permes gjirimeve filmike”, thuhet në komunikatën e Vushtrrisë, përcjellë Gazeta Olle.

Sipas tyre, lojtarët e Flamurtarit nuk u ndëshkuan edhe kur provokonin me sjellje jo sportive.

“Në stadiumin e qytetit në Vushtrri të pranishem ishin afër 3000 mij shikues ku as në superligen e Kosovës nuk mund të mbiledhen kaq, por të cilët le që u ndan të zhgënjyer nga ndarja e drejtësisë por ata gjatë gjithë kohës janë provokuar nga lojtarët e Flamurtarit me sjellje jo sportive duke ngritë gishta në drejtim të tyre të cilët në asnjë rast nuk janë ndeshkuar nga Kreshnik Vula ndërsa për zhagitje dhe simulime të vazhdueshme as që bëhet fjalë”, shkruan ndër të tjera në reagimin e ish-kampionëve të vitit 2014.

Ata kërkojnë nga organet e FFK-s, që të ndërmarrin hapa konkret për ndërprerjen e këtyre referimeve.