Ankohet Hajvalia, ky njeri na e humbi ndeshjen

Hajvalia ka pësuar humbje përballë Trepçës ’89 në Mitrovicë me rezultat 1-0.

Por humbjen nuk e kanë pritur mirë në taborin prishtinas. Ndihmës trajneri Agim Maliqi, ka akuzuar Hajriz Hajdarin për ndarje të dobët të drejtësisë dhe e ka parë si fajtor për humbjen.

Shkrimi i plotë i Maliqit

“Sot ekipa jone zhvilloje nje loje te mire ne mitrovice kunder trepqes 89 te cilet ishin fer dhe korekt ,por si gjithmone referat jane ata te cilet dalin ne skene e prishin lojen ,hajriz hajdari me apo pa qellim na demtoje ne tri raste ,le te jete ne ndergjegjen e tij ,2 penallti te pasterta si loti ,faull ne shenimin e golit ,nuk i paska pa ,po kontrollori a i ka pa , flm trepqes per mikepritje suksese e hajrizi mbetet po i njejti me qellime te caktuara na demton , turp per kesi lloje referimi ,turp per hajriz hajdarin me referet anesor deri kur keshtu , ,???????????”, ka shkruar ai në facebook.

Maliqi