Angli – Kosovë, ky është komenti i Roy Keane

Ish-futbollisti i famshëm, tani analist, Roy Keane, ka analizuar ndeshjen kualifikuese të “Euro 2020” mes Anglisë dhe Kosovës.

Ai nuk u shpreh aspak i kënaqur me paraqitjen e “Tre Luanëve” në pjesën e dytë, të cilën Kosova e fitoi 2:0, përcjellë Gazeta Olle.

“Ishte një lojë e shkëlqyer për t’u parë, mirëpo futbollistët e Anglisë duhet të jenë vetë-kritik”, deklaroi Keane.

“Anglia ka akoma zakone të këqija. Kur ndeshja duket e mbaruar, lojtarët ndalen”.

“Ata e komplikuan shumë ndeshjen duke mos u rikthyer pas topave të humbur, për t’i mbuluar shokët e skuadrës”.

“Nëse do të ishin në fushën e stërvitjes, do të mendoja që s’po e marrin stërvitjen seriozisht”, shtoi ai. /Gazeta Olle/