Anglezi që mori 51% të aksioneve te Ferizaj, para dy vitesh u interesua për të marrë klubin e madh kosovar

Anglezi që sot mori 51% të aksioneve te Ferizaj, Brian Deane, para dy vitesh ka qenë i interesuar të investojë në klubin e Trepcës.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk u konkretizua, përcjellë Gazeta Olle.

Tifo-grupi Torcida akuzon kryesinë e klubit “Xehetar” për dështimin e realizimit të bashkëpunimit me Deane.

“Para dy viteve ish futbollisti i mirënjohur anglez Brian Deane ishte i interesuar te invetsoj ne klubin ma te madhe kosovar,pra tek KF Trepça.

Arsyet për mos realizimin e këtij investimi te klubi jonë si shumë ndodhi tjera misterioze nuk i din opinioni dhe dashamirët e këtij klubi, të paktën as me një komunikat.

Sot,Brian Deane bashk me dy bashkë investitor tjerë realizuan marveshje per blerjen e 51% të aksioneve të Kf.Ferizaj,ku të njejtit janë investitor 51% kurse 49% tjera bizneset e qytetit me po të njejtin emër.

Synimet udhëheqjes së klubit KF.TREPÇA tashmë janë të qarta”, shkruan Torcida. /Gazeta Olle/