Anglezët pa stërvitje në Kosovë, do të futen direkt në lojë

Kombëtarja e Kosovës gjatë këtij muaji do t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për Euro 2020.

Më 14 nëntor, Dardanët do të paraqiten në “Doosan Arena” në Plzen, ku do të përballen me rivalin e drejtpërdrejt për kualifikim në Evropian, Çekinë, derisa tri ditë më pas në stadiumin “Fadil Vokrri” do të jenë mikpritës së Anglisë.

Do theksuar se “Tre Luanët” nuk kanë paraparë të mbajnë stërvitje në Kosovë, por atë do ta mbajnë para udhëtimit për në Prishtinë.

Anglia udhëheq renditjen në grupin A me 15 pikë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, duke lënë pas Çekinë me 12 pikë, Kosovën 11, Malin dhe Bullgarinë, ku secila ka nga tre pikë./BS