Anel Rashkaj: “10 vjet më parë nuk kishim rroba për stërvitje, tani po e kërkojmë kualifikimin”

Anel Rashkaj ka kujtuar kohën e para 10 viteve kur kombëtarja e Kosovës nuk kishte rroba për të udhëtuar.

Mesfushori që i ka mbijetuar të gjitha gjeneratave të Kosovës në 10 vjet ka zbuluar Kosovën për gazetën greke “gazzette.gr”, përcjell Gazeta Olle.

Lojtari i Eskilstunas në Suedi ka deklaruar se suksesi vjen pasi Kosova ka lojtarë cilësorë.

“Çelësi i suksesit qëndron tek lojtarët e talentuar që ka Kosova. Pastaj, lojtarët kanë krijuar përvojë nga kualifikimet për botëror, ndërsa vazhdojmë të kemi përkrahjen e shumë tifozëve nga e mbarë Evropa”, ka thënë Rashkaj, raporton Gazeta Olle.

“Dhjetë vjet më parë nuk kishim rroba për të kryer përgatitjet, kurse tani jemi duke kërkuar kualifikimin në Evropian”, shtoi prizrenasi
Rashkaj lavdëroi edhe punën e trajnerit Bernard Chalandes.