Andres Iniesta befason të gjithë me deklaratën e tij pas ardhjes së Philippe Coutinhos

Nga dita në ditë, konkurrenca te Barcelona është duke u rritur vazhdimisht, transmeton ”GazetaOlle.com”.

Kjo sidomos pas ardhjes së Philippe Coutinhos, i cili thuhej se do ta zëvendësonte Andres Iniestan te Barcelona.

Megjithatë, Iniesta thotë se ”rivaliteti” në skuadër është i shëndetshëm dhe se nuk është i shqetësuar për vendin e tij në formacion.

Në fakt, ai e sheh transferimin e Coutinhos si gjë të mirë për klubin, dhe aspak shqetësuese për veten e tij.

Coutinho

”Unë jam një lojtar klubi dhe gjithnjë e kam thënë se dikush duhet të jetë më i miri në skuadër”.

”Coutinho ka një talent të mrekullueshme dhe ai ka ardhur këtu që të zhvillohet dhe të përmirësohet si lojtar”.

”Nuk jam duke menduar për pensionimin apo humbjen e vendit në formacion, kjo nuk është ajo që më shqetëson aspak. Unë vetëm dua që t’i arrijmë objektivat së bashku”.

”Trajneri do të vendosë se kush do të luaj, por unë ndihem mirë dhe jam duke bërë mirë. Ndërmjet bashkëlojtarëve, nuk ka asnjë problem”, tha Iniesta. /Gazeta Olle/

Iniesta