Ancelotti: Kurrë s’kam pasur lojtarë si Ronaldo

Trajneri italian i Real Madridit, Carlo Ancelotti, nuk është i brengosur që sonte (e mërkurë) Cristiano Ronaldo nuk shënoi gol për skuadrën e tij.

Reali mundi 3:0 Almerian. “Unë jam i lumtur që Ronaldo ka shënuar 50 gola. Unë lojtar si ai nuk kam pasur kurrë”, tha Ancelotti.

Sa i përket gjasave për titull, ku Reali qëndron dy pikë pas Barcelonës, Ancelotti tha se dëshiron t’i sjell sa më shumë tituj Real Madridit. (Gazeta Olle)