Ancelotti ia kthen përgjigjejen Italisë

Carlo Ancelotti u jep fund zërave për një emërim të tij të mundshëm në krye të Përfaqësueses Italiane, që duhet të ringrihet pas atij eliminimi të turpshëm nga Suedia në play off-in e Botërorit.

Dëshira e trajnerit italian është të marrë drejtimin e një klubi, qoftë në Serinë A.

“Më nderon fakti që të gjithë italianët më duan si trajner të Kombëtares. Por janë shumë gjëra të tjera që duhen marrë në konsidertë, sidomos vullneti im. Më pëlqen të drejtoj sërish një klub, për të qenë çdo ditë në kontakt me fushën e blertë. Të bëhesh trajner i Kombëtares do të thotë të ndryshosh zanat.”

carlo ancelotti

Po a do të ishte i gastshëm Ancelotti të drejtonte sërish në elitën e futbollit italian?

“Pse jo, do të më pëlqente të drejtoja sërish në Itali. Nuk kam patur kontakte me Milanin. Futbolli italian ka shumë probleme dhe unë mund të përfshihem për t’i zgjidhur”.

“Është çështje cilësie futbollistësh dhe klubesh. Në këto momente, nuk jemi mes përfaqësueseve më të mira, talentet e mëdha nuk lindin çdo ditë, është çështje cilkesh”.

Ancelotti