Ancelotti befason të gjithë: Kjo skuadër e fiton Ligën e Kampionëve

Ish-trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka befasuar të gjithë pasi ka thënë se Juventusi meriton të fitojë finalen e Champions Leagues.

Në një intervistë për “Corriere della Sera”, trajneri aktual i Bajernit të Mynihut ka shprehur hapur dëshirën e madhe që trofeu i Championsit të shkojë në Itali dhe jo te ish-skuadra e tij, shkruan SYRI.net.

“Juventusi me Buffonin e meriton të fiotojë tripletën dhe Champions Leaguen”, u shpreh ai.

Kujtojmë që më 3 qershor në Cardiff të Uellsit do të zhvillohet finalja e madhe e Champions Leagues.

loading...