Ancelotti: Barca na ndihmoi

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se humbja nga Barcelona në El Clasico do t’i ndihmojë skuadrës së tij.

Real Madrid humbi në El Clasico nga Barcelona, por trajneri Carlo Ancelotti beson se disfata do t’i ndihmojë skuadrës së tij në vazhdim të këtij sezoni. “Humbja ishte e rëndë, por ndjenja është e mirë sepse jemi rikthyer të luajmë siç dëshirojmë, dhe dimë”, deklaroi Ancelotti.

“Kjo do të na ndihmojë shumë në të ardhmen”, u shpreh ai.

“Ky Real Madrid ka të gjitha kualitetet e nevojshme për të luftuar në të gjitha frontet, andaj synimi është të fitojmë”, përfundoi Ancelotti.