A&N merr fitoren e 11-të me radhë, sot fitoj edhe ndaj kësaj skuadre

Skuadra nga Prizreni, A&N po vazhdon me formën e lartë në Ligën e Dytë të Kosovës.

Kjo skuadër, sot mposhti Gjakovën si vendas në ‘Përparim Thaçi’, me rezultatin 3:1, shkruan Gazeta Olle.

Kolloni, Gashi e Berisha ishin shënuesit për vendasit nga Prizreni.

Ishte kjo fitorja e 11 rradhazi e A&N në Ligën e Dytë të Kosovës.

Me këtë fitore, kjo skuadër numëron 41 pikë dhe gjendet në pozitën e parë në tabelë, me tri pikë më shumë se Kika që këtë fundjavë luan ndeshjen e tyre të radhës.