Amir Rrahmani me tjetër vlerësim të jashtëzakonshëm pas paraqitjes së sotme në Serie A

Amir Rrahmani ka bërë edhe një paraqitje tjetër pozitive në fanellën e Hellas Veronës.

Sot, skuadra ku aktivizohet kapiteni i Kosovës, fitoi 2:1 ndaj Brescias, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes e përditshmja italiane “Tuttomercatoweb” ka publikuar notat e futbollistëve, e ku nuk munguan fjalët e mëdha për kapitenin dardan.

“Pëson një goditje të fortë në mesin e pjesës së parë, por shtrëngon dhëmbët dhe mbyll një tjetër performancë pozitive. Vendimtar për fitoren me shpëtimin në vijën fatale kundrejt Bisolit në pjesën e parë“, shkruhet në vlerësimin e Rrahmanit për këtë takim.

Pos Rrahmanit, edhe futbollisti tjetër shqiptar, Marash Kumbulla, e nisi si titullar këtë ndeshje por u largua nga fusha në minutën e 16-të pasi pësoi një lëndim.

Kujtojmë, Verona ka mbrojtjen më të mirë në Serie A së bashku me Juventusin ku pas 11 xhirosh kanë pësuar vetëm 9 gola./Gazetaolle