Amir Rrahmani ka arritur në Villa Stuart, ku do ti kryej testet mjekësore për kalimin tek Napoli

Menaxheri Adrian Aliaj dhe Amir Rrahmani janë fotografuar sot para se ky i fundit të kryejë vizitat mjekësore me Napolin.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet gazetar i njohur italian Gianluca Di Marzio., shkruan GazetaOlle.

Marrëveshje mes dy klubeve është arritur për 14 milionë euro, ku lojtari do të nënshkruajë një kontatë për pesë vite me pagë 1.8 milion euro në sezon.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Rrahmani ishte blerë verën e kaluar nga Dinamo Zagreb, duke u dëshmuar si një lojtar i nivelit të lartë me fanellën e Hellas Veronës.

Ivan Juric e ka vendosur atë në fushë në 18 ndeshje, nga 19 të luajtura deri më tani në Serie A dhe në të gjitha si startues./GazetaOlle/