Ambasada e Bullgarisë sqaron situatën e vizave të Bashkimit, mësohet arsyeja pse klubi prizrenas nuk udhëtoi

Ambasada e Bullgarisë në Prishtinë përmes një reagimi ka përgënjeshtruar shkrimet e disa medieve, sipas të cilave basketbollistët e “Bashkimit” të Prizrenit nuk mund udhëtuan për shkak të problemit me vizat.

Por, Ambasada sot sqaron se ata i kanë marrë vizat me kohë.

Më poshtë, njoftimi i plotë i Ambasadës së Bullgarisë në Prishtinë.

Bashkimi

“Pergenjeshtrim – Problem vizash

Te nderuar Zoterinj,

Lidhur me botimet ne 18.12.2017 per shtyrjen e ndeshjes “Rilski Sportist” – “Bashkimi” ne Ligen Ballkanike te Basketbollit gjoja per shkak probleme me vizat per ne Bullgari te skuadres se Kosoves, Ambasada e Republikes se Bullgarise ne Kosove do te deshironte te sqaroje:

- Pjesetarret e Klubit te Basketbollit “Bashkimi” kane aplikuar per viza ne Ambasade me 12 Dhjetor 2017. Ata kane deklaruar qe do te udhetojne per ne Bullgari me date 17 Dhjetor 2017.

- Megjithe qe afati minimal per leshimin e vizave per ne Bullgari eshte 15 dite, me 15 Dhjetor 2017 ne oren 14.00 klubi “Bashkimi” i ka terhequr pasaportat nga Ambasada te pajisura me viza shumekalimshe gjashtemujore, te vlefshme prej te njejten dite.

Bashkimi 1

- Ndeshja me “Rilski sportist” ishte parasikuar me daten 19 Dhjetor 2017.

Nga informacioni i mesiperm behet qarte, qe pjesetarret e Klubit te Basketbollit “Bashkimi” u pajisen me kohe me viza bullgare, dhe shkrimet per shtyrjen e ndeshjes per shkak te vizave nuk i pergjigjen te se vertetes.

Ambasada e Republikes se Bullgarise ju paraqet nderime dhe shpreson ne nje bashkepunim te frutshem ne te ardhmen.

Me respekt,

Embassy of the Republic of Bulgaria in Kosovo