Amatorët e St Josephs që eliminuan Prishtinën, e shohin “ferrin me sy” në Skoci ndaj Rangers!

Skuadra amatore që eliminoi Prishtinën, St Joseph’s, është “tronditur” nga Glasgow Rangers.

Rangers i mposhti amatorët e St Joseph’s edhe në duelin kthyes në Skoci me rezultat të thellë 6-0 në ndeshjen ku shkëlqyen Morelos me tre gola dhe  Defoe me dy të tjerë.

Aribo e hapi serinë e golave për ti ndihmuar dy bashkëlojtarët e tij të vendosin rezultatin tenistik.

Me rezultat të përgjithshëm 10-0 ekipi i Rangers kalon në fazën e dytë të garave.

Në rundin e ardhshëm Rangers do të ketë sërish një kundërshtarë të lehtë, pasi do përballet me ekipin nga Luksemburgu, FC Progres Niederkorn.