Alvin Karaqi vjen në Kosovë me 330 pikë olimpike nga Premier Liga Tokio 2019

Alvin F Karaqi doli i shtati në Premier Ligën Tokio 2019, fitoi 330 pikë Olimpike.

Alvin Karaqi iu afrua medaljes në Karate 1 Premier Ligën Tokio 2019, që po mbahet në kryeqytetin e Japonisë. Karateisti ynë shënoi tri fitore, një në repesazh, në kategorinë -84 kg.

Në ndeshjen e tretë u mposht nga iraniani, ZABIOLLAH POORSHAB, medalist botëror, ndërsa në repesazh nga bjellorusi Anton Isakau, medalist i argjendtë evropian.

Me këtë sukses, Alvini fitoi 330 pikë Olimpike Tokio 2020.

Nga garuesit tjerë, Herolind Nishevci (+84 kg), shënoi një fitore, ndërsa Fortesa Orana (+68 kg) dhe Elhami Shabani (-75 kg), u ndalën në luftën e parë.