Alves gëzon Barcën: Jam i lumtur këtu

Alves është duke insistuar se ende nuk ka nënshkruar kontratë me ndonjë skuadër tjetër. “Unë jam shumë i lumtur te Barcelona dhe nuk kam nënshkruar kontratë me asnjë skuadër tjetër”, tha Alves për BeIn Sports.

“Në jetë, ju duhet të jeni falënderues. Barcelona është skuadër që ka ndryshuar jetën time, më ka bërë të realizojë të gjitha ëndrrat e mia”.

“Unë po shkoj në fundin e kontratës me ambicien e njëjtë që e kisha në fillim”, përfundoi braziliani.