Altin Lloga nënshkruan me Dukagjinin

Tjetër ardhje nga Maqedonia Veriore në futbollin kosovar.

Së fundi te skuadra e Dukagjinit është paraqitur edhe mesfushori, Altin Lloga.

Lloga së fundi ishte pjesë e Struga Trim Lum, raporton GazetaOlle.com.

Lloga me Dukagjinin ka firmosur kontratë një vjeçare, ndërsa bëhet futbollisti i 6-të i ri që i bashkohet kësaj skukadre pas Elton Basriut, Ilir Mustafës, Altik Muhaxhirit, Jeton Dushit dhe Ilir Sylës.