Lojtari i futbollit kosovar kërcënon tifozët kundërshtar “me thikë”, ja komenti i turpshëm

Sot në Ligën e Dytë të Kosovës është zhvilluar ndeshja, Kika – Sharri.

Skuadra vendase e Kikës ka shënuar fitore 2:0 ndaj rivalëve nga Hani i Elezit, shkruan Gazeta Olle.

Por para këtij takimi, mesfushori i Kikës, Atdhetar Latifaj ka bërë një koment kërcënues ndaj një tifozi mysafir.

“Hej, ju Sharri ishalla s’vini kurrë se e shihni çka ka me ju gjetë”, ka shkruar Latifaj në një koment në rrjetet sociale, duke i shtuar edhe disa figura të thikave.

Skuadra e Kikës është akuzuar për dhunë në futbollin kosovar edhe në vitet e kaluara. Ndryshe, Kika është lider i Ligës së Dytë me 28 pikë. Kjo skuadër synon që këtë vit ta fitojë ‘vizën’ e Ligës së Parë./GazetaOlle