Allegri uron lojtarët për fitoren, ka disa fjalë edhe për rivalët

Juventusi ka vazhduar edhe këtë javë me formën e mirë në Serie A.

ffk reklama

”Zonja e Vjetër” e ka mposhtur Beneventon me rezultat të ngushtë, 2:1, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Golat për Juventusin i shënuan Gonzalo Higuain dhe Juan Cuadrado, ndërsa për mysafirët shënoi Amato.

Pas ndeshjes ka reaguar edhe trajneri, Maxi Allegri, i cili i ka uruar lojtarët për fitoren.

”Ne nuk u dorëzuam, pavarsisht se ishim në disavantazh duke kërkuar golin e barazimit dhe atë të fitores”.

wenger-679x483

”Dhamë gjithçka në fushë dhe tentuam të krijojmë më shumë raste”.

”Ishte një fitore e rëndësishme për ne. Sa i përket Napolit, ata kanë humbur katër pikë, megjithatë kampionati është i gjatë”.

”Napoli, Roma, Inter dhe Lazio janë duke luajtur mirë dhe duket se ky kampionat do të jetë i bukur”, përfundoi Allegri. /Gazeta Olle/

download