Allegri tregon dilemën e madhe të formacionit, për të cilën s’ka vendosur ende

Trajneri Massimiliano Allegri ka thënë se Juventusi duhet ta vë krenarinë dhe zemër në ndeshjen finale ndaj Real Madridit.

Allegri foli i pari në konferencën për shtyp e organizuar për ndeshjen finale.

“Kemi ardhur në ndeshjen e fundit të sezonit dhe natyrisht më e rëndësishmja”.

“Është e mrekullueshme të jemi këtu, por duhet të besojmë që ne do ta kthejmë atë trofe në shtëpi. Na duhet balancë dhe kthjelltësi mendore”.

“Ne punuam gjatë javës për të rregulluar disa gjëra, por tani jemi gati. Momenti erdhi dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për të fituar Kupën”.

“Ronaldo është i rëndësishëm, por ajo që me të vërtetë ka rëndësi është Juventusi, i cili duhet të bëjë një shfaqje krenarie dhe me zemër për ta marrë këtë trofe”.

“Real Madridi ka lojtarë të mëdhenj dhe është mirë i organizuar, por po ashtu jemi edhe ne. Unë nuk kam vendosur ende mes Barzaglit dhe Cuadrados”, ka thënë Allegri.

massimiliano-allegri-cropped_1prs9q0hbclnn1hzbh7bgqo02p