Aliti: Krenarë të jem pjesë e kësaj kombëtare

Kosova gjatë këtij muaji ka zhvilluar dy takime ku ka pasur rezultate fantastike.

Një pike në udhtim në Podgoricë e tri të tjera në Sofje, ishin rezultatet e Dardanëve, për rrugën drejt kampionatit evropianë, shkruan GazetaOlle.com.

Pjesë e rëndësishme e formacionit të Bernard Challandes është edhe mbrojtësi, Fidan Aliti.

Ky i fundit permes një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar gjithë tifozët e Kosovës për përkrahjen.

“Krenarë të jem pjesë e kësaj kombëtare. Faleminderit të gjithë tifozëve për përkrahjen”, ka shkruar Aliti.

Kujtojmë se Aliti luan në Kalmar të Suedisë./GazetaOLLE