Aliagic i bën horë lojtarët e Dritës: Vetëm katër lojtarë dinë të luajnë futboll

Trajneri i ri i Dritës, Amir Aliagic ka nisur stërvitjet me skuadrën e re.

Mirëpo, që në stërvitjen e parë ka vërejtura se futbollistët nuk janë të përgatitur për më shumë se 60 minuta lojë.

“Këta futbollistë nuk mund të luajnë as 60 minuta, nuk kanë kurrfarë koncepti të lojës me atë se çka munda të vërej pa e lënduar askënd mund të them se ndoshta janë 3-4 futbollistë që mund të mbështetem tek ata ndërsa të tjerët janë shumë larg futbollit dhe janë të papërgatitur totalisht”.

“Ndërsa, paramendoni skuadra duhet t`i ketë së paku 11 futbollistë të përgatitur maksimalisht, për atë arsye Drita është këtu ku gjendet tani, këto janë pasoja të disa viteve të më hershme”, shprehet trajneri boshnjak, Alagic.

“Do t`i përvishemi punës që nga fillimi, do të punojmë dalëngadalë. Për të ndërtuar klubin e Dritës duhet punuar shumë në mënyrë profesionale, duhet ditur se po fillojmë nën minimum për të ndërtuar duhet së bashku të marrim pjesë”, shtoi Alagic.

Ndryshe, Aliagic ka përmendur edhe personin që e shtyri t’i bashkohet klubit gjilanas. “Kam shumë respekt për popullin e Kosovës, të gjitha peripecitë e këtij populli i di, dua që dijen time t’ju shpalos futbollistëve të Kosovës, ndërsa tani për tani primare e kam KF Drita. Ai që ma ka shtyrë të vi në klubin e Dritës është shoku im, Nexhmedin Bunjaku ish futbollist i këtij klubi”, shprehet Alagic për rajonpress.

Në fund Alagic është shprehur falënderues nga i gjithë stafi i Dritës dhe tifozëve të saj për mikpritjen që i është bërë.