Alegri kështu e nis operacionin ‘Barcelona’

E mbyllën kampionatin në Itali, dhe nga sonte Juventusi përqendrohet me të gjitha forcat tek finalja e 6 qershor me Barcelonën.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, tha se tani do të mendojnë për Barcelonën. “Do të jetë një ndeshje që do të luhet në kushtet më të mira të mundshme, fizike dhe mentale”, komenton ai.

“Që nga e hëna do të nisim operacionin për Berlin. Dua tua kujtojë të gjithëve, se askush nga na nuk e parashihte prezencën tonë në finalen e Ligës së Kampionëve”, shtoi ai.