Albin Tahiri i 47-ti në super sllallom të madh

Albin Tahiri ka përfunduar në vendin e 47-të në disiplinën e super sllallomit të madh të premten në mëngjes në Lojërat Olimpike dimërorë PyeongChang 2018 në Korenë Jugore.

Skitari nnga Kosova e mbylli garën e tij të tretë në këto Lojëra me një kohë prej 1:32.74.

Kjo kohë i mjaftoi atij të zërë vetëm vendin e 47-të nga totali i 62 garuesve sa morën pjesë në këtë garë.

Fitues i kësaj gare doli skitari austriak, Mathias Mayer, me kohën 1:24.44.

Kjo ishte gara e tretë e sportistit të vetëm kosovar në Lojërat Olimpike Dimërore në PyeongChang. Në dy garat e kaluar, në disiplinën kombinim alpin, Tahiri doli i 37-ti, ndërsa në atë të lëshimit i 50-ti.

Gara e tij e ardhshme do të jetë këtë të diele në disiplinën sllallom të madh.