Albian Ajeti shënon super gol në fitoren e Baselit (VIDEO)

Albian Ajeti ka shënuar golin e parë me ekipin e parë të Baselit këtë sezon. 19-vjeçari, i cili është vëllai i Arlind Ajetit, që luan me Kombëtaren shqiptare, dhe Adonisit, realizoi në fitoren 4:3 të Baselit ndaj St.Gallenit.

Madje asistues i tij ishte shqiptari tjetër, Taulant Xhaka. Ajeti hyri në lojë në minutën 82, ndërsa golin e gjeti në të 88-tën me gjysmëvolej. (Gazeta Olle)