Albian Ajeti shënon gol për Baselin kundër Luganos (VIDEO)

Skuadra e Baselit ka marrë vetëm një pikë në transfertë te Lugano duke barazuar 1-1.

Golin për miqtë e shënoi sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti, pas vetëm tetë minutave lojë, përcjell GazetaOlle.

Vendasit barazuan gjithçka në minutën e 44’ me Jonathan Sabbatini që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Këtë ndeshje, nga fillimi e nisi edhe Taulant Xhaka, pasi pati minuta edhe për Edon Zhegrovën. /GazetaOlle/