Albert Bunjaku vëzhgon kosovarët e Shqipërisë

Kosovarët që luajnë në kampionatin shqiptar, duhet të shtrëngojnë mirë dhëmbët gjatë fundjavës së ardhshme, pasi ata do të vëzhgohen nga përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku.

Ky i fundit do të shoh formën e tyre, para miqësores që pritet të luhet në mars. Ai ka paralajmëruar se do të ndjek takimet Apolonia – Kukësi, më pas Teuta – Skënderbeu dhe Tirana – Partizani.

“27-03 Tirane/Prishtinë, Apolonia- Kukësi, Teuta – Skënderbeu, Tirana- Partizani, takim me shtabin teknik të Përfaqësueses A. Vizite klubeve kosovare”, ka shkruar Bunjaku në ‘Facebook’. (Gazeta Olle)